/2L ONLINE/ – Partia Demokratike (PDK) në Gjilan ka nisur kthesën e fitores, aktivistë, simpatizantët dhe qytetarët çdo ditë po i bashkohen kauzës tonë për fitore, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik.
Mbështetja dhe bashkimi rreth projektit të PDK-së po bëhet shpresa e vetme për qytetarin e Gjilanit, prandaj Partia Demokratike e Kosovës ka filluar me intensitet të shtuar takimet nëpër nëndegë.
Kryetari I degës Zenun Pajaziti me bashkëpunëtorë u takua me përfaqësuesit e PDK-së, në fshatin Livoç I Ulët ku u prit nga kryetari I nëndegës Kudret Rexhepi. Në këtë takim me strukturat e nëndegës së Livoçit të Ulët, temë kryesore e diskutimit ishte riorganizimi dhe mbështetja e Platformës së PDK-së për fitore.
Gjatë këtij takimi strukturat dhe aktivistët e shumtë I ofruan mbështetje të fuqishme dhe bashkëpunim kryetarit të degës Zenun Pajaziti.
“Platforma jonë po gjen mbështetje dhe përkrahje masovike në të gjitha shtresat e shoqërisë. Mobilizimi dhe vet organizimi qytetarë rreth PDK-së po ndodhë në çdo familje, lagje, fshat dhe në tërë qytetin”, ka thënë Pajaziti.
Ai shtoi se do të vazhdojnë pa reshtur të takohen me të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët për të bashkëbiseduar dhe dëgjuar shqetësimet dhe preokupimet e tyre që kanë të bëjnë me qytetarinë dhe Komunën në përgjithësi.
“Do të jemi çdo ditë afër tyre për të ju bërë me dije se PDK përherë prioritet ka pasur mirëqenien e qytetarit dhe zhvillimin e Komunës”, ka potencuar në këtë takim kryetari I Degës së PDK-së, Zenun Pajaziti. /2L ONLINE/