DYLON

Si të mbroheni nga kanceri i gjirit me ushqime?

Avatar photo Redaksia

Në një studim ku janë përfshirë më shumë se 90 femra, është konstatuar se ato që konsumonin më shumë fibra në moshë të re kishin 16% më të ulët riskun e prekjes nga kanceri i gjirit se ato që konsumonin më pak, dhe 24 % më të ulët riskun e prekjes nga ky lloji kanceri përpara menopauzës, një formë e vështirë kjo për t’u trajtuar.

Kjo mund të jetë për shkak se fibrat kanë tendencë për të ulur hormonin e estrogjenit, i cili shkakton rritjen e kancerit të gjirit, thuhet në revistën “Pediatrics”.

EkoHigjiena

“Nga shumë studime të tjera, ne e dimë se indet e gjirit janë të ndikuara veçanërisht nga ushqimet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës”, ka thënë Dr. Walter Willett i shkollës së Harwardit nga Departamenti i Shëndetit Publik, i cili udhëhoqi edhe ekipin e studimit.

Fibrat dietike janë një përbërës i karbohidrateve komplekse. Fibrat prodhohen vetëm nga bimët, mishi nuk ka të tilla. Fibrat nuk treten në zorrën e hollë, ku copëtohen shumica e ushqimeve, por kalojnë të pandryshuara në zorrën e trashë.