Zenun Pajaziti, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të komunës së Gjilanit, ishte pjesë e debatit “RINIA DEBATON”, e organizuar nga organizata “Rinia Studentore”.
Temat kryesore të cilat u diskutuan nga të rinjtë, të cilët kryesisht ishin studentë të Universitetit “Kadri Zeka” ishin, kampusi universitar, bursat si dhe transparenca e tyre gjatë shpërndarjes, hapësirat rekreative, si dhe shumë tema të tjera që e preokupojnë rininë gjilanase.
Kryetari Pajaziti u zotua se për të gjitha temat dhe problemet e parashtruara, do tu japim përgjigje meritore dhe do t’i finalizojmë me përkushtimin më të madh, gjatë qeverisjes 4 vjeçare.
Sponsorizuar nga PDK