Në vizitën që Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, i bëri shoqatës HANDIKOS, për dallim nga të tjerët, ishte ballëhapur. “Punët e mira që ka bërë PDK në mandatin e saj, me Qemajl Mustafën, do ti vazhdojë edhe në rastin e HANDIKOS-it”.
“Madje, në ditën e dytë të punës sime si kryetar, do të ulem me ju dhe dë të bëjmë marrëveshje të re”, ka thënë Pajaziti, duke i përmendur rastet e punësimit të disa anëtarëve të këtij komuniteti, gjatë mandatit të PDK-së, që fatkeqësisht, pos një zyrtareje, të tjerët janë larguar nga ky pushtet në ikje.
“Fundja, është detyrë e jona, jo vetëm morale por, institucionale që të kujdesemi për ju”, ka thënë Pajaziti.
Kryetari i HANDIKOS-it, Fatmir Shurdhani, shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga PDK në mandatin e saj, duke i shtruar më pas edhe nevojat që ka shoqata HANDIKOS.
E sponsorizuar nga PDK