Zenun Pajazit, deputet nga PDK, ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk duhet të zgjedhin në asnjë mënyrë rrugën e Beogradit sa i përket izolimit të lëvizjeve atje nga liderët politikë.
Pajaziti këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum.
Ai ka theksuar ajo që ngec në administratë është mungesa e kapaciteteve dhe stërngarkimi i stafit civil.
Sipas tij, Kosova ka legjislacion të mirë, por duhet zbatuar ligjet sa i përket këtyre fenomeneve.
Pajaziti tha se pavarësisht qasjes se Beogradit, rruga e vetme ka me qenë rruga e dialogut. “Problemet edhe ngecjet sa i përket dialogut, duhet adresuar te faktori ndërkombëtar”.
Derisa sa i përket Listës Serbe, ai ka theksuar se nuk kanë fuqi ta ndajë Kosovën. “Madje atë fuqi e ka humbur edhe Beogradi”.