DYLON

Sinani: Kontributi i profesor Maliqit në arsim, vepër e paharruar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, vlerësoi lart veprën e profesorit Ibrahim Maliqi, i cili ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare. Në një ceremoni komemorative të organizuar në Shtëpinë e Kulturës, kryetari Sinani tha se institucionet e Kamenicës, do të përkujtojnë gjithmonë kontributin e profesor Maliqit.

“Institucionet komunale të Kamenicës, do të përkujtojnë me respekt të veqantë gjithë kontributin që Profesor Ibrahim Maliqi e ka dhënë për edukimin dhe arsimimin e tridhjetë gjeneratave. Kontributi і tij і kohës së organizimit paralel të arsimit shqip mbetet ndër veprat më të respektuara nga institucionet komunale të Kamenicës. Ibra, ishte shok, koleg dhe bashkëpunëtor i yni për kohë të gjatë. Këtë vit ai u nderua me mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të punës së tij në arsim. I përjetshëm do të jetë kujtimi për të”, tha ai.

EkoHigjiena

Profesor Maliqin e kanë nderuar dhe kujtuar edhe kolegët nga Shkolla Teknike “Andrea Durrsaku” si dhe personalitete tjera nga jeta arsimore e komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.