(2L ONLINE) – Rexhep Kadriut, kreut të AAK-së në Gjilan, nuk i bëjnë përshtypje deklarimet e anëtarit të kryesisë së PDK-së, njëherësh deputeti në legjislaturën e re, Zenun Pajaziti, se subjekti i tij PDK-ja nuk po rri duarkryq, por është duke punuar për t’i bërë numrat dhe të qeverisë me vendin, dhe se kanë për ta shpërndarë edhe bllokun opozitar ku njëra nga partitë e bllokut ka për t’ju bashkangjitur PDK-së.
“Se blloku do të përçahet dhe do të shkojë dikush me PDK-në, janë këto vetëm fontanë dëshirash të zbehta të njerëzve që kryetari i partisë së tyre i ka ndërrua brenda natës nga pozitat që i mbanin, apo i pretendonin dhe se ata njerëz mendojnë se edhe me bllokun mund të luhet ashtu. Blloku LDK – AAK – NISMA, është i fuqishëm dhe stabil dhe se nga shtatori, do të qeveris me vendin, me Ramush Haradinajn kryeministër”, ka thënë Kadriu, për Portalin 2L ONLINE.com.
Kadriu thotë se këtë e di shumë mirë edhe vet Pajaziti i cili duhet të pajtohet se nuk po e do askush subjektin e tij, që përgjatë këtyre tetë viteve ka qeverisë keq me vendin dhe se tani duhet të mbetet në opozitë.
Ai thotë se Blloku LDK- AAK-NISMA, së shpejti do të qeverisë me vendin në krye me Ramush Haradinajn njeriun i cili do të jetë garantë i të gjitha zhvillimeve në vend dhe njeriu më lidrship dhe më kredibil, tani për tani, në Kosovë.
Kadriu, që njëherësh është edhe nënkryetar komune në Gjilan, thotë se Kosova, por në veçanti Anamorava do t’ia shoh hairin qeverisë së Bllokut në krye me Haradinajn. Gjilani do të përfitojë shumë sepse do ta ketë hisen e saj të plotë në qeverinë Haradinaj, me ministra e zëvendësministra që Gjilani nuk i ka pasur përgjatë qeverisjes 8 vjeçare të PDK-së, partisë së Pajazitit.
Kadriu tha se po ashtu, me qeverisjen e Bllokut, edhe investimet do të orientohen dhe koncentrohen edhe në Anamoravën e harruar nga pushteti i PDK-së. Në këtë drejtim, Kadriu ka përmendur edhe rrugën me katër korsi duke thënë se në vitin 2015 do të nis projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, por edhe shumë projekte të tjera kapitale.
Përndryshe, “Misioni i RI”, i cili doli fitues ne zgjedhjet e fundit dhe i cili koalicion udhëhiqej nga PDK-ja. po vazhdon të kërkojë një partner për të formuar qeverinë e ardhshme, por se që nga përfundimi i zgjedhjeve të 8 qershorit e deri me sot, asnjë nga partitë që kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës, nuk ka shpreh gatishmëri për të bashkëqeverisur me të./2L ONLINE/