Zenun Pajaziti dhe Leonora Morina-Bunjaku, kandidatë për deputetë të Parlamentit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Dega në Gjilan, në konferencën e sotme për media, thanë se Koalicioni: PDK-AAK dhe NISMA, do të shënojnë fitore të madhe më 11 qershor, kur edhe do të mbahen zgjedhjet nacionale.
“Po bëjmë fushatë për fitore të madhe që të dalim fitues më 11 qershor. Koalicioni: PDK-AAK dhe NISMA padyshim se do të dal fitues. Do të fitoj, sepse, është koalicion i sakrificave dhe sfidave të mëdha, por edhe i vendimeve po ashtu të mëdha. Andaj edhe fitorja do të jetë pa mëdyshje e madhe”, tha Zenun Pajaziti, i pari i PDK-së në Gjilan.
Ndërsa duke iu përgjigjur zërave se Koalicioni: PDK-AAK dhe NISMA, janë koalicione të frikës, Pajaziti tha se nga ky koalicion mund të frikësohen vetëm ata që flasin kështu, dhe që kanë qëllime të errëta për vendin.
“Ky koalicion madje do të jetë partner dhe aleat i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, theksoi Pajaziti.
Kurse, Leonora Morina Bunjaku, ndër tjerash tha: “Jemi të sigurt në fitore bindëse, sepse qytetarët po besojnë në një Fillimin të Ri. PDK është e vetmja parti që me dije e guxim bartë procese dhe që merr vendime të rëndësishme. Parti kjo, përmes së cilës, qytetarët mund të realizojnë synimet e tyre”.
Ndërsa duke folur për koalicionin: PDK-AAK dhe NISMA tha se ky koalicion është koalicion i vlerave dhe dëshmive: para, gjatë dhe pas luftës. Dhe si të tilla kanë quar proceset përpara, me dije dhe guxim.
Kandidatët e PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës, Pajaziti e Bunjaku dhanë mesazhe për qytetarët që të bëhet një fushatë e qetë, e mirë dhe korrekte, duke kërkuar prej qytetarëve që të votojnë për Fillmin e Ri.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017