Zenun Pajaziti, deputet i PDK’së thotë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i është hapur rruga krijimit të institucioneve. Ai tha se pas këtij vendimi, partitë politike në vend duhet të reflektojnë. Ai tha për RTV21 se posti i Kryetarit të Kuvendit i takon PDK””së dhe se partitë e bllokut LDK-AAK-NISMA, nuk mund të mbajnë Kuvendin në bllokadë. Ai tha se, LAN mund të mos pajtohet për kandidatët për kryeparlamentar, por se nuk mund të vazhdojnë bllokadën pafundësisht. Kjo sipas tij, do ta qonte vendin në zgjedhjet e reja.
“Nuk mund ta mbajnë Kuvendin në bllokadë, do ta qojnë vendin në zgjedhje nëse ata pafundësisht, do të hyjnë në një rreth vicioz, nëse pafundësisht nuk votojnë kandidatin në Kuvend. Nuk mund të konstituohet Kuvendi dhe rrjedhimisht nuk mund të bëhen ndryshime as në grupet parlamentare nëse s””konstituohet Kuvendi. Ata nuk mund me çdo kusht ta mbrojnë një vendim”, tha Pajaziti .