Qendra për Hulumtime Shkencore mbi Shëndetin Publik ka realizuar aktivitetin e parë në kuadër të Projektit “Painting a Healthy City”, në hapësirën e Shtëpisë së Rinisë, përkatësisht në objektin e Qendrës së Kujdesit Ditor – PEMA.
Ky aktivitet ka pasur qëllim realizimin e një murali në objektin e kësaj qendre duke përfshirë edhe fëmijët e kësaj qendre në realizimin e muralit.
Murali është realizuar nën përkujdesjen e piktores Leoneta Abdyli e cila ka qënë mentore e fëmijëve në realizimin e muralit.
Organizata ka vërejtur se komunitetet e arteve dhe komuniteti i shëndetit publik ndajnë një përkushtim për të përmirësuar mirëqenien individuale dhe të komunitetit.
Ky qëllim i përbashkët nxjerr në pah lidhjen në të cilën arti publik ndikon në shëndetin publik.
Aftësia e artit publik për të ulur stresin, për të nxjerrë frikën, për të zhvilluar identitetin e përbashkët, për të forcuar vetë-efikasitetin dhe për të promovuar sjellje pozitive shëndetësore janë ndikime të qarta në shëndetin publik.
Projekti do të vazhdoj të realizohet edhe në qendrat tjera në Komunën e Gjilanit.
Ky projekt është financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Gjilan.