Drejtësi e vonuar por megjithatë tregoi qartë se Fatmir Limaj pas një kohe të gjatë arriti të përmbyll një proces që ishte mjaftë I lodhshëm edhe për qytetarët e Kosovës, shkruan në profilin e tij në facebook, Izmi Zeka.
Zeka, që aktualisht mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka shkruar se Drejtësia e tha fjalën e vet dhe në fund Limaj me të tjerët u shpallën të pafajshëm.
“Pafajësia e Limajt i bënë nder pastërtisë së tij dhe vetë institucioneve të Kosovës për kohën kur ishte Ministër I transportit në Qeverinë e Kosovës. Ky vendim i gjykatës është alarm për drejtësinë në përgjithësi si atë vendore e po ashtu edhe ndërkombëtare që aktakuzat të ngritën mbi bazën e fakteve e jo të fjalëve në mënyrë që të ruhet kredibiliteti I gjykatave, por edhe të atyre që përballen me drejtësinë e që janë krejt të pafajshëm” ka shkruar Zeka.