Sot kishim në vizitë Presidentin Behgjet Pacolli
AKR Dega në Gjilan, përherë është entuziaste dhe e privilegjuar kur e mirëpret Presidentin, një personalitet që i kalon përmasat kombëtare, një filantrop i njohur tashmë botërisht.
Presidenti, i dha mbështetje të fuqishme kandidatëve për asamble komunale, ku mes të tjerash theksoi se Gjilanin e kujtoj me nostalgji për kohën që kam kalu këtu, edhe sa ishim në qeveri me ministrit tona në udhëheqje, fokus i kemi dhanë projekteve vitale për Anamoravën në përgjithësi. Ne indetifikohemi si subjekti i vetëm në skenën politike, që ska as edhe një të vetmën aferë, ose abuzim me pozitat shtetërore sa ishim në qeverisje. Edhe ju kandidat të AKR, jeni ballëhapur para qytetarëve kur e kërkoni votën sepse jeni me një subjekt shembull saj përket qeverisje me duar të pastra. Temat të cilat AKR i ka trajtu në vitet e hershme të themelimit të saj me programin e saj për zhvillim ekonomik, për bujqësi, mjedis,industri, privatizim, tashmë janë rikthy në qendër të vëmendjes, sikur të trajtoheshin këto tema më herët me ndryshe kishim mej pas punët si shtet.
Në kuadër të aktiviteteve kishim edhe një takim me qytetarët e lagjës Zabeli, i organizuar nga kandidati për asamble komunale Lirim Haliti, ku të pranishmit i përshëndeti edhe Presidenti Behgjet Pacolli, Arianit Ibrabimi, Ismet Hajdini dhe Shefi Shtabit Gëzim Ibrahimi.
Ndër të tjerash Lirim Haliti potencoj, problemet me të cilat ballafaqohet kjo lagje, siç janë infrastruktura, ndriçimi, trajtimi i ujërave të zeza, dhe se do të jetë zë i fuqishëm në kuvend për ti trajtu këto tema me seriozitet të lartë, dhe të kërkohet zgjidhje për këto probleme në kohë sa ma të shpejtë.
Vizitat e Presidentit Behgjet Pacolli janë përherë motiv shtesë për ne, që të mobilizohemi edhe ma tepër në terren, dhe të arrijmë rezultate sa ma larta nga zgjedhjet. AKR është subjekti i vetëm serioz ku qytetarët mundë ti adresojnë kërkesat, hallet e tyre, dhe pa dyshim se me 17 tetor 2021, do të korrim sukses nga Zgjedhjet Lokale me sa ma shumë përfaqësues në Kuvend Komunal.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/