Pajazit Zymberi të nderohet me mirënjohje me motivacion per “Kontribut të çështjes kombëtare”. Pajazit Zymberi, patriot dhe i burgosur politik i viteve 70-ta, i ka shërbyer kauzës për liri të popullit të Kosovës.
Nga: Burim MUJI
Pajaziti ishte shumë aktiv dhe ka dhënë një kontribut të madh në lëvizjet ilegale gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe deri pas luftës, veprimtar i palodhshëm për çështjen kombëtare.
Përveç Gjilanit dhe gjithë atyre qe njohin bacën Pajazit, janë krenar me këtë veprimtar që nuk u ndal së vepruari dhe angazhuari për më shumë dekada. Ai nuk është frikuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në rezistencën e tij për liri, pavarësi e bashkim. Iliri, rrugën e tij e ka bërë të bujshme si në rini ashtu dhe në pleqêri në ecjen e madhe të ngadalshme, por gjithmonë i pathyeshëm në rezistencën për liri, pavarësi dhe për shtet të përbashkët. Ai nuk është frikësuar dhe nuk është ndalur asnjëherë në këmbëngulësinë e tij për ta bërë një ushtri të Kosovës.
Edhe sot në moshë të shtyrë, është aktiv atdhetar, humanitar, kombëtar, solidar, njeri i urtë, prind i mirë e mik i çmuar, fisnik e i dashur, i guximshëm e njeri i fjalës dhe punës, kreator manifestimesh të ndryshme, përkujtime të të rënëve për liri, veprimtar për ruajtjen e identitetit kombëtar, për ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës, flamurit.
Kur Kosovës i duhej, ai asaj ia kushtoi tërë qenien e tij. Në pamje të parë i thjeshtë, modest, por me veprën e tij idealiste atdhetare që ja kishte ngarkuar vetës tregon pamjen e një burri të madh.