Gjilan – (2LONLINE) – A e din dikush prej liderëve partiak se ku gjenden shtëpitë e familjeve të Dëshmorëve të kombit, të dënuarit politik të viteve 70′ e këndej?. Nëse jo, bile Lagjen se ku kanë lind?.
A e dini se prej nga e ka prejardhjen kjo Liri, e që sot ju zhvilloni Fushatën elektorale pa asnjë problem, pa asnjë pengesë ligjore?.
Nëse krejt i dini si ka mundësi që familjet e Dëshmorëve nuk vizitohen kurrë, ata pa të cilit sot ju do të ishit nën një identitet tjetër!
Si ka mundësi që as në kohën e zgjedhjeve elektorale ata nuk janë ne piedestalin e merituar, por edhe sot të harruar?!
Një përgjigje politike do ta kemi gjithmonë, por kurrë një të vërtetë. /2lonline/