DYLON

LDK: Nis zbatimi i Rezolutës së Lutfi Hazirit

Avatar photo Redaksia

Gjilan – 92LONLINE) –  Më në fund filloi zbatimi i rezolutës së Kuvendit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, e njohur si Rezoluta e Lutfi Hazirit, e miratuar në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor 2013, thonë zyrtarë për informim të LDK-së së Gjilanit.

Sipas tyre, kjo rezolutë ka vlerë  historike, meqë për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj vëllezërve tanë në Kosovën Lindore si: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përherëshme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.

EkoHigjiena

E, deputeti Lutfi Haziri ka thënë se përkundër faktit që u desht të vie koha e zgjedhjeve, neve na gëzon fakti që kryeministri ka filluar ta respektojë institucionin e Kuvendit. Shpresojmë shumë që tani qindra shqiptarë të Kosovës Lindore t’ju pranohet Shtetësia dhe të kenë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.

“Është i dhimbshëm fakti që deri më sot vëllezërit tanë në Kosovës Lindore janë barazuar me kinezët, duke ua kushtëzuar aplikimin për letërnjoftim 5 vjet radhazi. Kjo është e paparanueshme dhe si e tillë ofenduese për vëllezërit tanë. Atyre do të duhej t’u mundësohej marrja e letërnjoftimeve tona pa kushte, e jo t’i barazojmë ata me qytetarët e Azisë. Kërkoj nga kryeministri që të mos i pres zgjedhjet tjera parlamentare, por të zbatojë urgjentisht 10 pikat tjera të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 qershor 2013”, ka thënë Lutfi Haziri, deputet, që sipas tij, është sponzorizues i Rezolutës për shqiptarët Kosovës Lindore  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.