/2L ONLINE/ – Dega e OVL të UÇK-së Gjilan, mbështet fuqishëm komunikatën e Kryesisë qendrore të OVL të UÇK-së. “Ne,Veteranët e Gjilanit përkrahim çdo vendim të Kryesisë qendrore, për hapat e mëtutjeshme, rreth ngjarjes në urën e Ibrit, jemi unik dhe nuk tolerojmë asnjë cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Konsiderojmë se ndërtimi i një strukture të tillë është një akt provokues dhe destabilizues për popullatën e Kosovës, marrëdhëniet dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës sikundër edhe ndaj klimës se paqes dhe stabilitetit në Rajon.
Apelojmë tek Qeveria e Kosovës,BE, dhe gjithë faktorët me ndikim në Kosovë të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me këtë provokim të rënd për ne si qytetarë të Republikës së Kosovës. Mbesim me shpresë që reagimi ynë të merret seriozisht, të rikthehet sundimi i ligjit,dhe normalizimi i raporteve ndër etnike. Jemi në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,dhe jemi të gatshëm që sa herë që është nevoja të kontribuojmë për shtetin tonë dhe qëllimet e luftës çlirimtare, ne nuk do të kursejmë asgjë.
Kryesia e OVL të UÇK’së Gjilan ! Jeton Sherifi, Kryetar