“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul”, ka shkruar në profilin e saj presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës së ushtrisë amerikane të mbajtur në kampin amerikan ‘Bondsteel’.
“Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë”, ka thënë ajo. /2LONLINE/