Nën organizimin e përbashkët të Federatës së Shahut të Kosovës dhe të Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti ,është mbajtur Turneu i Shahut “Flakadani i Karadakut 2018”.
Nga gjithsej 77 garues të cilët kanë marrë pjesë nga vendet e ndryshme si Maqedoni, Medvegjë, Sanxhak e Kosovë, fitues i këtij turneu doli Osman Kuka, vendin e dytë e zuri Endrit Uruçi, në vendin e tretë u radhit Muhamet Asllani, në të katërtin, Bedri Sadiku, e në të pestin Besim Kryeziu.
Përndryshe këto gara janë zhvilluar në sistemin 13 xhiro / 5 minuta blic. Hapjën e kësaj gare e kanë bërë me një lojë simbolike Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala me Bedri Sadikun, mjeshtrin ndërkombëtar të Shahut.
Këto gara i ka vizituar edhe kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili i dëshirojë mirëseardhje shahistëve të cilët kanë marrë pjesë në këto gare që po mbahen për nderë të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2018”.
Përndryshe Drejtori Lala dhe Zyrtari për Rini dhe Sport, Emrush Azemi bënë me dije se kjo drejtori po bënë përpjekje që garat në shah në të ardhmën të zhvillohen në nivel ndërkombëtar.