Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në qendër të qytetit të Vitisë, kanë organizuar një koncert ku kanë përformuar grupe rinore të pop-rockut dhe këngëtarë individual dhe atë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, që shënohet në mbarë botën me 15 Shator.
Në fillim të këtij koncerti që ka edhe karakter garues, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur për rëndësinë që ka kjo ditë duke bërë me dije se sot në shkollat e Komunës së Vitisë orët e para mësimore ju janë kushtuar pikërisht kësaj teme. Ai falënderoj Misionin e OSBE-së për bashkë organizimin e kësaj ngjarje duke potencuar se kjo komunë ju është mirënjohës atyre për bashkëpunimin.