DYLON

Sot shteti na ka ftuar ta pastrojmë Kosovën!

Sot shteti na ka ftuar ta pastrojmë Kosovën!
Avatar photo Redaksia

Në vendin ku unë jetoj, degraduesit dhe ndotësit më të mëdhenj të natyrës dhe infrastrukturës që shteti ka ndërtuar, janë firmat që marrin pune nga shteti.

Nga: Fadil KAJTAZI

Është fyerje e madhe nga shteti që i behet popullit për të pastruar ndyrësirat e sejmenëve të apartqikëve të shtetit!

EkoHigjiena

Shteti si aparat i administrimit të jetës shoqërore posedon instrumente që ta parandalojë ndotjen, për këtë populli paguan taksa.

Ftesa e shtetit për popullin që t’i pastrojë ndyrësirat që i bëjnë të papërgjegjshmit dhe sejmenët e shtetit është dëshmi se me shtetin udhëheqin injorantët ose ata qe kane qëllime armiqësore ndaj shtetit.