Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj pronës së familjes kandidatëve për kuvend komunal të Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e 3 nëntorit, Aleksandra dhe Gjorgje Kostiq.
E dënoj këtë sulm të neveritshëm në mënyrën më të ashpër. Ky është sulmi i fundit në një seri incidentesh që kanë ndodhur në javët e fundit. Këto akte të frikësimit e minojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës dhe ndërhyjnë me procesin zgjedhor. Ato janë të papranueshme dhe nuk mund të tolerohen, tha Schlumberger, njoftohet nga zyra për media e OSBE-së në Kosovë.
Ambasadori Schlumberger u ka bërë thirrje institucioneve relevante që urgjentisht të hetojnë rastin dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.