Ngritja e kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës është e vazhdueshme dhe e mbështetur nga partnerët tanë strategjik. Në fokus të ngritjes së këtyre kapaciteteve është realizuar kursi bazë i këmbësorisë në bashkëpunim me Organziatën Ushtarake të Menaxhimit të Trajnimeve dhe Asistencës për Siguri e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.
Në hapërsirat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj është mbajtur sot ceremonia e certifikimit për pjesëmarrësit e këtij trajnimi, i cili kishte qëllim të përgadis personel të aftë në fushën e këmbësorisë. /2LONLINE/