Policia e Kosovës, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas pranimit të një informate se në një lokal në fshatin Dobërçan ushtrohet veprimtari e kundërligjshme e bixhozit, konkretisht loja Keno dhe Tombola, kanë hyre dhe kanë kontrolluar në lokal me urdhër te prokurorit të shtetit, ku kanë takuar dyshuarin M. A. I cili ishte pronar I lokalit.
Ndërsa I dyshuari i dytë N. Q. është takuar duke vëzhguar lokalin (pa emër) nga parkingu përbalë.
Dyshohet se këta dy në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe të bixhozit” .
Nga pronari sekuestrohen përkohësisht: Tri (3) shtëpiza kompjuteri, Kater (4) monitor, Një (1) printer i tiketave Keno , Tre (3) TV , Tiketa te lojës Keno, dhe para në bankënota të ndryshme euro dhe franga zvicerane.
Dy te dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim te Prokurorit ndalohen për 48h. /2LONLINE.com/