DYLON

Në Gjilan arrestohet i dyshuari për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe te bixhozit”

Në Gjilan arrestohet i dyshuari për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe te bixhozit”
Avatar photo Redaksia

Njësitet policor nga stacioni policor në Gjilan që po veprojnë sipas planit operativë për realizimin e urdhëresave ,përmes rrugëve operative kanë pranua informata se në një lokal në Gjilan ,organizoheshin  dhe zhvilloheshin  lojëra fati të kundërligjshme .

Me urdhër  të prokurorit  realizohet urdhër kontrolle në lokalin në fjalë ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit  i dyshuari C. S. 

EkoHigjiena

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në pranin e avokatit mbrojtës.

Gjatë kontrollit sekuestrohen përkohësisht: një (1) shtepizë kompjuteri, një (1) monitor, një (1) printer i tiketave Keno, pesë (5) TV, Tiketa të lojës Keno, një (1) telefon Iphon Xs Max dhe (tetëmijë e pesëqindë e dyzet e pesë) 8545 Euro. 

I dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit  ndalohet për 48 orë. 

Rasti procedohet në prokurorinë Themelore në Gjilan.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.