Me rastin e Festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka organizuar pritje për këshilltaret komunale, zyrtaret e administratës, drejtoresha të shkollave e udhëheqëse institucionesh tjera, me që rast edhe ua ka uruar këtë ditë.
Ai me këtë rast ka theksuar se roli i gruas në jetën institucionale, politike, sociale e kulturore, po luan rol të rëndësishëm në zhvillimet e gjithmbarshme të shoqërisë.
Gjithashtu, me rastin e ditës së gruas, kryetari Haliti ka uruar dy deputetet e reja të Kuvendit të Kosovës që do të përfaqësojn zërin e votuesve vitias, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe Marigona Geci.
Edhe kryesuesi I Kuvendit komunal në Viti Naim Pira, u ka uruar atyre 8 Marsin, njiherit ka theksuar se në përbërjen e e ardhshme të Kuvendit, Anamorave do të përfaqësohet me numër të konsiderueshëm të zërit të femrës. /2LONLINE.com/