Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), ka pranuar një donacion nga Organizata Human Appeal Internacional (HAI).
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili ka bërë me dije se në këtë donacion përfshihen një EKG, një monitor me 5 parametra, 4 termometra infrared, 1 karrocë invalidore dhe 2 tavolina për aparatura.
Në dorëzimin e këtij donacioni ka marrë pjesë Drejtori i Organizatës HAI, Naser Gashi me bashkëpunëtorë.
Sipas Gashit, kjo organizatë ka vendosur të ndihmojë në këtë kohë shëndetësinë vitiase, pasi që si organizatë ka vite që bashkëpunojnë me shoqatën” Bereqeti ” në Viti dhe kanë munduar të përkrahim qytetarët vitias në forma të ndryshmë, me theks të veçantë fëmijët jetim.
Kurse Dr.Vjollca Kadolli-Halili falënderoi përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe theksoi që është bashkëpunimi i parë në sferën e shëndetësisë.
Ajo tha se megjithatë komuna e Vitisë, ka bashkëpunuar me këtë organizatë edhe në kohën e pandemisë duke i ndihmuar familjet në nevojë edhe me pako familjet vitiase, si dhe ka hapur disa puse nëpër shkolla për të siguruar ujë.
Drejtoresha Halili-Kadolli theksoi se doncacioni i dhënë nga HAI është shumë i mirëseardhur për këtë qendër, pasi që komuna e Vitisë, përkundër që ka bërë investime të mëdha është e pamundur të mbuloj të gjitha nevojat që ka shëndetësia vitiase.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Hanife Januzi dhe drejtori i DKA-së Basri Aliu i cili në emër të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dorëzuar një mirënjohje kësaj organizate për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar për këtë komunë. /2LONLINE.com/