Organizuar nga organizata për reforma lokale EULOC në Viti, sot është bërë prezantimi i Raportit të monitorimit me rekomandime ku dhe është diskutuar për format dhe mundësitë e zbatimit sa më të drejtë të buxhetimit gjinore në komunën e Vitisë.
Sipas Florim Brahimit nga Organizata EULOC në Viti, kjo punë është bërë në kuadër të projektit ” Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejtë të politikave gjinore në komunën e Vitisë” e cila ka pasur edhe mbështetjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ai potencoi se ky takim është financuar nga ADA dhe SIDA përmes Gender Budget Watchdog Network.
Ai ka ka kërkuar nga pjesmarrësit që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim pasi që ata janë të interesuar të punojnë në fushën buxhetimit gjinore.
Disa nga këto rekomandime nga ky prezantim, ishin që këto rezultate të shqyrtohen dhe analizohen nga kryetari i komunës e zyra për barazi gjinore ti përcjellin tek bordi i drejtorëve.
Të inkurajohet rritja e numrit të grave në sektorin e financave ku aktualisht janë të punësuara vetëm 11.5%.
Rekomandohet që edhe strategjia e dëgjimeve buxhetore dhe publike të ndërrojë në kohë dhe formë, kështu që ato të organizohen ne muajt maj e qershor.
Të rritet niveli i përfaqësimit të gruas në sektorin e kadastrit, të bujqësisë dhe sektorë të tjerë, di staf me masa afirmative.Ndërkaq në këtë takim pjesëmarrësit dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre se si mund të ndikojnë në këtë drejtim.
Përndryshe ky takim është mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës. /2LONLINE.com/