Java e 25-të e ndeshjeve futbollistike fillon të mërkurën. Skuadrat kosovare nuk kanë shumë kohë për pushim, pasi po shkojmë në fund të kampionatit dhe secila ka misionet e veta.
Në përballjet e ‘zjarrta’ të kësaj xhiroje disa hyjnë për fitore të pakusht për pikët e plota, ndërsa disa nga to mund të luajnë edhe për prestigj.
Drenica – Gjilani është ndeshje e së mërkurës që vë përballë ekipet që kanë pretendime të njëjta, ikjen nga zona e barazhit. Po të njëjtën ditë luan edhe Llapi – Ferizaj dhe Drita – KEK-u me fillim nga ora 14:00.
Dy pretendentët për titull kampion luajnë si vendas Prishtina kundër Lirisë dhe Feronikeli kundër Ballkanit, sfida këto që zhvillohen të enjten.