Në fundjavën e ardhshme zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të në Ipko Superligë. Këtë herë terminet janë të ndara të tri ditë rresht, duke filluar nga dita e premte ku Vushtrria e pret Dritën.
Të shtunën në program do të jënë dy ndeshje shumë interesante, Llapi-Feronikeli dhe Drenica-Prishtina, kurse ditën e diel do të luhen tri ndeshjet e fundit.
Lideri Ballkani luan sërish në shtëpi, por këtë herë ka punë me shumë gjasë edhe më lehtë pasi luan me Ferizajn.
Gjilani do të jetë nikoqir i Flamurtarit, kurse Trepça ‘89 e pret skuadrën e fundit Dukagjinin.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13.00