Deputeti Faton Topalli u arrestua brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga policia. Kjo polici sot arrestoi dy deputetë që janë vënë në mbrojtje të Republikës. Sikur Albulena Haxhiu që u arrestua derisa po shkonte në një tubim, deputeti Topalli po kryente detyrat e veta në Kuvendin e republikës kur u arrestua.
Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të munden ta ndalin kundërshtimin e “Zajednicës” dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Kundërshtimi i këtyre marrëveshjeve po rritet sikurse është në rritje edhe numri i të përndjekurve nga ky pushtet për këto marrëveshje. Ne kërkojmë lirimin e menjëherëshëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale.
Vazhdimi i arrestimit të opozitës do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën.