”Sot ka kaluar me sukses operimi i lojtarit tonë Hasan Gomda. Sipas raportit mjekësor operacioni ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në një njoftim zyrtar të klubit të futbollit Drita.
Gomda kishte pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen me FC Ferizaj duke këputur ACL ligamentin kryqëzor.
“Gomda nesër do të lirohet nga spitali dhe pas disa ditësh do të fillojë punën për rehabilitimin e gjurit dhe nëse gjithçka shkon sipas planit ai mund të kthehet më herët se që është menduar”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas drejtuesve të klubit, kthimi i tij në aksion mund të jetë në fund të muajit janar ose në fillim të muajit shkurt.
“Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe Hasani të kthehet edhe më i fortë”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/