Sport Club Gjilani ka bërë me dije se futbollisti Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore.
Kqiku ka pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar për të kaluar më shpejtë këtë sfidë,
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Edit dhe presin më të fortë në fushat e blerta”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/