(2LONLINE) – Në një takim me kryesin e klubit të Arenautikës, drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani është shprehur e gatshme që të mbështes aktivitetin e këtij klubi dhe ka theksuar se do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të klubeve sportive dhe zhvillimin e kësaj lëmie në komunën e Vitisë.
Ajo u interesua të dijë më shumë për rezultatet e këtij klubi dhe theksoi se do të shqyrtoj mundësit që të përkrah ata në zhvillim sa më normal të garave dhe të krijoj kushte të volitshme.
Ndërsa Emrush Azemi anëtar I kryesisë ka njoftuar për rezultatet e klubit të Arenautikës Shqiponjat e Lira të Vitisë, që vitin e kaluar patën suksese shumë të mira.
“Ndonëse është klub I ri, megjithatë rezultatet kanë qenë të mira, përkundër se kemi pasur vështirësi në sigurimin e fluturakeve”, tha Azemi.
Në këtë takim u bisedua për mundësin për ndërtimin e mini-aeroporti për zhvillim të garave që do të jetë I nevojshëm edhe për komunat fqinje pasi që mungon një pistë e tillë në këtë rajon. Kryesia në këtë takim, zgjodhën për kryetar të klubit të Arenautikës në Viti Sadri Sylejmanin./2lonline/