Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Qendrën Rinore, Zyrën për Investime, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL) si dhe Organizatën Zvicerane HELVETAS Swiss Intercooperation ofrojnë trajnime falas për ndërmarrësi, biznes plan dhe shkrim të projekt propozimeve.
“Nëse jeni të rinj, keni një ide kreative për fillimin e një biznesi ose po planifikoni të regjistroni biznesin tuaj, apo edhe sapo keni filluar me biznes, bëhuni pjesë e këtij programi’, thuhet në njoftim.
Trajnimet janë falas dhe mundë t’i ndjekin të gjithë studentët dhe të papunësuarit si dhe në fund të trajnimit të gjithë do të certifikohen.
Ky trajnim është pjesë e projektit “Aftësi për Punësim Rural” (APR). Kurse qëllimi i projektit është përkrahja e të rinjve nga Komuna e Vitisë për nisjen e Bizneseve të tyre dhe përmirësimin e aftësive të punësimit.