DYLON

Oda Amerikane mirëpret vendimin për përzgjedhjen e General Electric për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”

Oda Amerikane mirëpret vendimin për përzgjedhjen e General Electric për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric (GE) për Inxhinieringun, Prokurimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen Afatgjatë të Termocentralit “Kosova e Re”.

Oda Amerikane konsideron se furnizimi jostabil me energji elektrike në vazhdimësi i ka shkaktuar dëme të mëdha industrisë vendore duke pamundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm veçanërisht të sektorit të prodhimit. Në këtë drejtim, vendimi për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric për konstruktimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re” i përgjigjet nevojës së bizneseve për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike duke siguruar për furnizim të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.

Oda Ekonomike Amerikane beson se ndërtimi i këtij termocentrali përveç se do të garantojë furnizim stabil me energji elektrike si një domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit privat në vend, gjithashtu do të ketë impakt në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ndërsa përfshirja e General Electric e cila gëzon një reputacion globalisht të mirënjohur në fushën e energjisë, por edhe të Contour Global, po ashtu kompani amerikane, do të mundësojë një teknologji por edhe praktika më bashkëkohore të ndërtimit dhe menaxhimit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.