Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se nivelet aktuale të mikroplastikës, të pranishme në ujin e pijshëm, nuk përbëjnë ende rrezik për shëndetin, por ekspertët mbeten të kujdesshëm për të ardhmen.
Në një raport të publikuar, OBSH-ja prezanton një sintezë të njohurive të fundit për mikroplastikën në ujin e rubinetit dhe ujit në shishe dhe mbi efektet në shëndetin e njeriut.
OBSH-ja këmbënguli që të dhënat për praninë e mikroplastikës në ujin e pijshëm janë për momentin të kufizuara dhe këto të fundit janë të vështira për t’u krahasuar, gjë që vështirëson analizën e rezultateve.