Fshati Samolicë i komunës së Bujanocit, një fshat me rreth 1400 banorë, ka paralelen e ndarë të të ciklit të ulët dhe të lartë të shkollimit fillorë.
Drejtori i i kësaj shkolle, Nazmi Nuhiu duke folur për funksionimin tha se ka rreth 99 nxënës të cilët vijojnë mësimet në kushte relativisht të mira.
“Shkolla punon me dy ndërrime në objektin e së cilës gjendet edhe një paralele parashkollore e fëmijëve e cila në kuadër të çerdheve të qytetit të Bujanocit dhe ka gjithsej 8 nxënës numër ky çdo vit e më i vogël”, është shprehur për Titulli.com, Nuhiu.
Ai theksoi se shkolla ka një kabinet të informatikës të pajisur me 21 kompjuterë të cilët nxënësit i shfrytëzojnë për të mësuar lëndën e informatikës si dhe një bibliotekë të vogël me disa lektura e tekste shkollore.
“Objektit të ri të kësaj shkolle të ndërtuar para 15 viteve i mungon salla sportive për realizimin e aktiviteteve sportive të cilat nxënësit i realizojnë në fushën sportive në oborrin e shkollës”, deklaroi Nuhui.
Sipas tij edhe pse objekti është ndërtuar në dekadën e fundit godina shkollore është amortizuar mjaft dhe se prioritet i udhëheqësisë mbetet ndërrimi i mbulojës së shkollës, fasadimi i jashtëm dhe ndërtimi i sallës së sportit.
Shkolla fillore në Samolicë është paralele e ndarë e shkollës “Desanka Maksimovic” në fshatin Bilaç.
BURIMI: Titulli.com