DYLON

Rita Ora, sërish në Tiranë

Avatar photo Redaksia

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet nën shoqërinë e familjarëve të saj, ndërkohë që mbi foto ka shkruar se në Tiranë është për një dasmë.

Diva shqiptare e muzikës Rita Ora i ka lënë të gjitha angazhimet e saj duke vizituar kryeqytetin shqiptar, Tiranën, bashkë me familjen e saj.

Derisa shumë fansa të saj ishin kureshtar të marrin vesh arsyen e ardhjes në Shqipëri, ishte vetë Rita që tregoi në Twiter arsyen e udhëtimit të saj në Tiranë.

EkoHigjiena

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet nën shoqërinë e familjarëve të saj, ndërkohë që mbi foto ka shkruar se në Tiranë është për një dasmë.

Mëngjesin e sotëm Rita e nisi me një pamje nga dhoma e hotelit ku po qëndron duke sjellë edhe imazhe të qytetit të Tiranës. Hera e fundit që këngëtarja ka qenë në Shqipëri ka ishte për koncertin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku edhe mbajti një koncert.

Thuhet se pasi ta përfundojë vizitën në Shqipëri, Rita do të ndalojë edhe në Kosovën, vendlindjen e saj.

Rita Ora, sërish në Tiranë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.