Në mbledhjen urgjente të realizuar nga bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës unanimisht u kërkua ripërsëritja e kërkesës së e bërë para dy ditëve për marrjen e masave urgjente mbrojtëse për efektet që mund të shkaktohen nga virusi COVIT-19, duke marrë parasysh zgjerimin e shpejtë që është duke ndodhur në vendet e rajonit.
OAK përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe kërkon që të ketë masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.
Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e mëhershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare çoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive.
Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të merr masa për shtyerjen e mundshme të tatimeve dhe kredive ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjindet mënyra e kompensimit të tyre.