Me qëllim të diskutimit lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërmejt bizneseve kosovare dhe italiane në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit drejtoresha e Italian Trade Agency Elisa Scelsa dhe analistja e tregtisë Manjolla Mumajesi.
Skender M Krasniqi, kryetar bordi në Odën e Afarizmit të Kosovës theksoi që OAK u themelua si rrjedhojë e nevojës së bizneseve për adresim dhe lobim për zgjidhjen e problemeve me të cilat ato po përballen.
Krasniqi shtoi që OAK është e përkushtuar të përmirësoj klimën e të bërit biznes në vend dhe njëkohësishtë të krijoj lehtësira për bashkëpunim të bizneseve anëtare me ato ndërkombëtare, gjë të cilën pret se do të arrihet edhe nga bashkëpunimi me ITA.
Anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj, fokus të veçantë i kushtoi përparësive të investimit në Kosovë, ndër të cilat u veçuan popullësia më e re në Europë, klima e përshtatshme dhe kosto e ulët e qirasë për zhvillim të bujqësisë.
Drejtoresha Scelsa përgëzoi OAK-në për punën e saj dhe theksoi që interesimi i bizneseve italiane për të bashkëpunuar me bizneset e Kosovës ekziston, mirëpo një nga problemet kryesore me të cilin po përballen janë vështirësitë për marrjen e një oferte për bashkëpunim nga ana e Qeverisë, se çka konkretisht ofron për bizneset e inetresuara që të investojnë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe disa nga mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet të dy palëve, frytet e së cilës pritet të shihen në të ardhmen.
Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Hysni Zogaj, biznesi anëtarë Qendrim Kryeziu, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.