/2L ONLINE/ – Nxënësit e tri Shkollave Fillore të fshatit Dobërçan, Bukovik dhe Petrit, bashkë me arsimtarët e tyre vizituan ambientet e stacionit Policor të Gjilanit ku panë nga afër punët ditore të pjesëtarëve të policisë ndërsa interesimi i tyre kishte t bënte me çështje të sigurisë
Njësitet e Policisë në Komunitet të Policisë së Kosovës i njoftuan nxënësit për punën, angazhimet dhe detyrat që bën policia gjatë një ndërrimi ditor.
Më pastaj vizita ka vazhdua edhe në ambientet e policisë rajonale ku nxënësit janë pritur edhe nga Drejtori Rajonal, kolonel Elmina Mahmuti, sipas të cilës Policia e Kosovës vazhdon të ketë kujdes të veçantë për fëmijët dhe nxënësit në përgjithësi.
“Si edhe viteve tjera, edhe sivjet kemi një numër të konsiderueshëm të projekteve ku policia bashkë me arsimtarë dhe institucionet tjera shkollore do të vazhdoj me ligjërata nëpër shkolla me qëllim të preventimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, nëpër ambientet shkollore dhe për rreth tyre’ ka thënë ajo.
Sipas policisë , arsimtarët dhe nxënësit kanë qenë falënderues dhe interesimi i tyre gjatë bashkëbisedimit ka qenë kryesisht me pyetje në sferën e sigurisë. /2L ONLINE/