Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ka filluar mësimi plotësues për Testin e Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta. Me këtë rast Basri Aliu, drejtor komunal, ka vizituar sot Shkollën e Mesme Fillore të Ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti, për të parë nga afër mësimin plotësues që ka rifilluar në objektet shkollore për nxënësit e klasave të nënta.
Drejtori Aliu, ju urojë nxënësve suksese në mësime duke potencuar se parapërgatitjet për testin e arritshmerisë kanë një rëndësi të madhe për të ardhmen e secilit nxënës.
“ Të dashur nxënës me lejoni që të ju urojë rifillimin e mësimit në bankat shkollore. E dijë që në këtë kohë të pandemisë, ju keni vazhduar mësimin edhe në distancë. Megjithatë tani keni mundësinë që orët mësimore të i zhvilloni në ambientet shkollore dhe të përgatiteni për testin e arritshmerisë, i cili ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e secilit prej jush” u shpreh drejtori Aliu.
Ndërsa, Qemaj Hyseni, drejtor në këtë shkollë bëri me dije se mësimi ka filluar sipas rekomandimeve të eksperteve duke mbajtur distancën fizike dhe me mjetet mjete mbrojtëse dhe në grupe më të vogela të nxënësve. Ai tha se kjo është në interes të shëndetit publik dhe kërkoj nga nxënësit që t`i respektojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 edhe jashtë procesit mësimor.