/2L ONLINE/ – Nxënësit e klasës 13/3 të shkollës së mesme të Artit Pamor të Gjilanit kishin marrë një inciativë që gjatë vitit shkollor 2014/2015 të realizonin një ekspozitë ku aty do t’i shfaqnin punimet e tyre të cilat I kanë dizajnuar dhe pikturuar vet. Dhe kjo edhe u jetësua. Në këtë ekspozitë ishin 12 modele/veshje të ekspozuara e po ashtu janë dhe 60 punime tjera, skica e punime.
E për piunën e mirë që është bërë në lidhje me ktë ekspozitë nuk munguan as mirënjohjet si për nxënëset: Jehona Kastrati Arbresha Hajredini, Lejla Fazliu, XHenita Esati, Artina Sejdiu ,Gresa Avdullahu Drenusha Jakupi dhe Rita Shabani
Njëra ndër to, Jehona Kastrati tha se Ideja për këtë ekspozitë ishte kolektivisht e klasës e u ndihmuan edhe nga profesorit Jeton Rexhepi. Për hapësirën ku do të mbahej ekspozita ndihmesë dha Komuna e Gjilanit derisa materialet dhe gjërat elementare me të cilat u punua për jetësimin e kësaj ekspozite , të gjitha janë siguruar në mënyrë vetanake, me ndihmën e prindërve dhe profesorëve.
Përndryshe, synohet që në një të ardhme ky grup të organizojë edhe një sfilitë mode. /I.H/