(2L ONLINE) – Nxënësit e shkollës “Abaz Ajeti” krahas aktiviteteve të lira nëpër seksione të ndryshme shkollore, kontribut të veçan japin edhe në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Projekti “Dans and Taste” (” Shijo dhe Vallëzo”), i cili ka të bëjë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës Juglindore, në bashkëpunim me nxënësit e Sh M U “Abaz Ajeti” në Gjilan, realizon këtë projekt me rëndësi të madhe për kulturën ton kombëtare.
“Ky pilot projekt implementohet nga CHWB-Trashëgimia pa kufi, të cilin e financon Këshilli Evropian. Ideja ishte që të merren disa nxënëse të shkollës “Abaz Ajeti”, të cilave ua janë mësuar disa hapa në lidhje me vallet e Karadakut me qëllim që këto valle të barten-trashëgohen brez pas brezi”, tha Azize Daku, ish nxënëse po e kësaj shkolle, e cila është pjesë e projektit për Kosovën Juglindore, transmeton webfaqja e shkollës abazajeti.com.
Në kuadër të këtij projekti është paraparë realizimit edhe i një dokumentari në lidhje me po këto valle, ku do të realizohen intervista të profileve të ndryshme përfshirë nxënës duke shfrytëzuar ambientet e shkollës.
Trajnimi i nxënësve, të përzgjedhur në një konkurrencë prej 30 sosh, është duke u realizuar nën mbikëqyrjen e koreografit Fehmi Rexhepi bashkë me trupën e tij artistike, e cila do të jetë edhe pjesë e kësaj përformanse.
Ndërsa Zija Aliu, valltarë profesionist, këshilltarë dhe udhëzues në këtë projekt, ka fjalë shumë të mira për nxënëset e pjesëmarrëse në këtë projekt. Vajzat për një kohë të shkurtër kanë arritur shumë sukses, dhe janë të gatshme të japin kontributin e tyre në cilin do qoftë ansambël të valleve, tha Zija Aliu.
Me këtë aktivitet ky projekt do të shfaqet para publikut Gjilanas më 24 tetot në ora 14.00 në sallën e Teatrit të Gjilanit, në Gjilan.