“Tek Nushja i gjejmë të gjitha bashkë, intelektualen dhe luftëtaren e lirisë, ndershmërinë dhe atdhedashurinë. Krah bashkëshortit nuk u ndal asnjëherë deri në çastet e fundit të jetës kur ranë të dy duke lënë pas të bijën Diellën dhe të birin Atdheun”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në përkujtim të veprimtarisë së Hanumshahe Abdullahu-Zymberi.
Ja postimi i tij i plotë:
Nushen e kujtuam në 60 vjetorin e lindjes
Bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, mes miqësh, familjarësh e bashkëveprimtarësh, përmes akademisë përkujtimore shpalosëm kujtime për veprimtarinë e Hanumshahe Abdullahu-Zymberi.
Kontributi i saj i çmuar nis me zellin e nxënëses së mirë për të vazhduar me ilegalen në kohë të studimeve, angazhimin si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.
Ajo personifikon më së miri gruan, nënën dhe luftëtaren heroinë të paraluftës së fundit në Kosovë.
Tek Nushja i gjejmë të gjitha bashkë, intelektualen dhe luftëtaren e lirisë, ndershmërinë dhe atdhedashurinë. Krah bashkëshortit nuk u ndal asnjëherë deri në çastet e fundit të jetës kur ranë të dy duke lënë pas të bijën Diellën dhe të birin Atdheun.
Nushja ra për të mos u harruar kurrë.
Lavdi jetës dhe veprës së saj! /2LONLINE/