Kuvendi Komunal i Gjilanit, pos që i ka përfshirë në rregullore çmimet ekzistuese “Beqir Musliu”, “Idriz Seferi” dhe “Agim Ramadani”, ka vendosur të themelojë edhe një çmim tjetër në emër të dëshmores “Hanumshahe Abdullahu Zymberi”, i cili ka ardhur si propozim nga dëgjimet publike si dhe nga Komiteti për kulturë, rini e sport.
Shkruan: Ilmi MUSLIU
Themelimi i këtij çmimi është mirëpritur nga të gjithë. Edhe unë jam shumë i lumtur për këtë çmim. Kontributi dhe sakrifica e Hanumshahes, nëpër vite, është e pakontestueshme, por brenga ime e vetme është te fakti që Nushi ka vepruar dhe ka rënë së bashku me Tefik Zymberin (Kiki), shokun e idealit dhe bashkudhëtarin e jetës.
Ata nuk i ka ndarë as jeta, as vdekja.
Ata që nuk i ka ndarë as Zoti, ndoshta nuk është mirë t`i ndajë as njeriu.
Është e qartë se propozuesi nuk ka pasur qëllim që t`i ndajë, por vetëm dëshirë për themelimin e një çmimi që mban emrin e një femre. E më meritore se Nushi nuk mund të kishte.
Ky është mendim imi personal si qytetar, ju dini….