DYLON

Haziri: Faleminderit themeluesve të Radio Gjilanit që na lanë këtë vlerë

Haziri: Faleminderit themeluesve të Radio Gjilanit që na lanë këtë vlerë
Avatar photo Redaksia

Me pritjen e fëmijëve të veshur kuq e zi, vizitën në Batalionin e Reagimit të Shpejtë dhe shënimin e 45-vjetorit të themelimit të Radio Gjilanit, Komuna nën patronatin e kryetarit Haziri, ka vazhduar me aktivitetet në shënim të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe festave të nëntorit.

“45 vite më herët, Radio Gjilani ka ardhur si zë i qytetarëve dhe i falënderoj themeluesit e saj, disa prej të cilëve nuk janë në jetë. Ju themi faleminderit për këtë vlerë dhe këtë aset që ia kanë lënë trashëgimi Gjilanit. Unë ju inkurajoj që ta riktheni namin e Radio Gjilanit sepse ndikimi i këtij mediumi ka qenë jashtëzakonisht i madh, edhe në kuptimin kulturor, edukativ dhe informativ. Urime ky përvjetor i madh”, ka thënë kryetari Haziri gjatë shënimit të 45 –vjetorit te themelimit të radios së parë të Gjilanit.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka ndarë mirënjohje për Remzije Zeka – Sherifin, Emine Sejdiu-Xhelili, post mortum për Selman Vokshin, Sabit Zymberin, sikurse edhe mirënjohjen kolektive për Radio Gjilanin, për kontributin e dhënë.

EkoHigjiena

Haziri tha se në vitin e ardhshëm dëshiron që këtë medium ta shohë krejt ndryshe, duke shfaqur bindjen se përvjetorin e 46-të do ta shënojnë në zyrat e tyre.

Në fund, udhëheqësit e këtij mediumi kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit për mbështetjen dhe organizimin e këtij përvjetori të madh. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.