(2LONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka qenë i qartë me deklaratat e tija në raport me të punësuarit me kontrata në vepër, duke thënë se nuk do të ketë më asnjë të tillë.
“Nuk zbutet papunësia duke punësuar njerëz me kontrata në vepër”, ka thënë Haziri.
Ndërsa, ai i ka siguruar shërbyesit civilë që kanë kontrata të rregullta se askush nuk do t`i prek ata, dhe nga të cilët ka kërkuar të vazhdojnë të punojnë normalisht. /2lonline/