Malësia e Bujanocit (fshatrat e komunës së Bujanocit), kanë luajtur rol kyç në kauzën mbarëshqiptare. Duke filluar nga solidarizimi me familjet shqiptare në Kosovë duke bashkëvepruar me ta në kundërshtim të sistemit antishqiptarë ku denigronte çdo vlerë shqiptare.
Fikri Mehmeti
Atëherë kur punëtorët i bojkotuan vendet e punës dhe u larguan nga puna, e shumë u dëbuan nga vendet e punës, edhe malësia e Bujanocit kishin vepruar ngjashëm me vëllezërit dhe motrat e tyre në Kosovë.
Kur mjekët serb nuk pranonin të kuronin shqiptarët e sëmurë, mjekët nga Malësia e Bujanocit në shtëpi private rrezikonin jetën,familjen dhe gjithçka që kishin vetëm të ju dalin në ndihmë vëllezërve shqiptarë nga Kosova.
Momentin kur duhej të paguhej 3 %-shi, malësia e Bujanocit dhe bijtë e bijat e tyre që jetonin jashtë Kosovës, dhanë gjithçka që kishin vetëm ta paguanin 3 %-shin për vëllezërit dhe motrat shqiptare në Kosovë.
Dhe, kur mbaroi sakrifica morale, materiale dhe u kërkua sakrifica me trup, nëse marrin të gjitha qytetet e Kosovës me numër se sa ushtarë ka dërguar në UÇK, malësia e Bujanocit ka dërguar më shumë se të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës, të sakrifikohen për këtë vend. Përveç si ushtarë, edhe ish të burgosurit politikë, më së shumti janë nga malësia e Bujanocit.
Kontributi i malësisë së Bujanocit nuk u ndal vetëm në Kosovë por vazhdoi edhe në 3 komunat me shumicë shqiptare në luftën e UÇPMB-së dhe luftën e shqiptarëve në Maqedoni për drejtësi, luftuan përkrahë tyre.
Sot, ata që më së shumti ju shkelen të drejtat elementare për të jetuar si çdo qytetarë tjetër në Kosovë, janë refugjatët nga malësia e Bujanocit të cilët qe 18 vite ballafaqohen me probleme të ndryshme si mungesë e një dokumenti identifikimi, të cilin nuk ua jep Kosova dhe ua mohon Serbia. Ndërsa taksat dhe obligimet ndaj shtetit ua kërkojnë.
Lagjet ku banojnë nuk kanë kushte elementare për jetë. Nuk janë të punësuar në institucione dhe kuadrot e tyre rrinë të papunë në këtë vend.
Fëmijët dhe prindërit e heronjve që luftuan dhe sakrifikuan për këtë vend, janë mes dy zjarreve dhe askush nuk mendohet për ta.
Mjerisht kujtohen vetëm kur ju duhen votat. Atëherë kur qytetarëve tjerë duhet t’ju premtojnë zhvillim ekonomik, sigurim shëndetësorë e arsim më të mirë, malësisë së Bujanocit ju premtojnë ”letërnjoftim”. Mjerim!
Edhe këtu nuk hezitojnë t’i politizojnë dhe ti shkelin të drejtat e tyre elementare, nuk turpërohen as t’i gënjejnë e t’i mashtrojnë, për një të drejtë që kudo në botë nuk do ta kishin këtë problem.
Nuk di me çfarë premtime e mashtrime sërish para malësisë së Bujanocit do të dalin por, një gjë e di se malësia e Bujanocit është duke u organizuar përmes votës t’i ndëshkojë mashtrimet dhe padrejtësitë.
Malësia e Bujanocit tani ka organizmin e vetë politik, do ta përfaqësojë vetveten, jo të huajt.
Mjaftë më na mashtruat!