Nuk shkon, xhandarët ne Karaçevë – dialogu në Bruksel. Negociatat me Serbinë duhet të ndërpriten menjëherë.
Shkruan: Ismajl KURTESHI – 2LONLINE.com
Si rezultat i negociatave shumëvjeçare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vinë edhe njëherë provokime të rënda nga Serbisë.
Nuk është herë e parë që politikanët e Serbisë, shërbimet sekrete të Serbisë, edhe xhandarmeria e uniformuar dhe e armatosur e Serbisë hynë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe kthehet mbrapa pa therë në këmbë.
Në këto raste Institucionet e Kosovës, zakonisht, në vend të ndërmarrjes së masave konkrete që i parasheh Kushtetuta, mjaftohen me ndonjë deklaratë që nuk thotë asgjë konkrete.
Qeveria e Kosovës në momentin që është njoftuar se Serbia e ka futë brenda territorit të Kosovës xhandarmerinë e saj, është dashur s’paku t’i ndërpret negociatat me Serbinë dhe të kërkoj sqarime për këtë incident të rënd nga Serbia, por edhe nga KFOR-i që është përgjegjës për sigurinë në vend.
Sjellja, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e Institucioneve të Kosovës, pas provokimeve të tilla, paraqet papërgjegjësi të skajshme.
Është detyrë e Institucioneve të veprojnë, si masë e parë, negociatat me Serbinë duhet menjëherë të ndërpriten.